Të punosh 130 orë në javë (18,57 orë në ditë, pa ditë pushimi sipas llogarisë sonë), ky është “sektreti” i suksesit të saj që ka ngjallur aq shumë diskutime pas intervistës që ka dhënë Marissa Mayer, administratore e Yahoo, për revisten Businessweek të Bloomberg. “Sekreti” i pasurimit të ndërmarrjeve qëndron tek punonjësit që përpiqen fort. Mund ta arrijnë mesatarisht, me 130 orë në javë”.
Vetë Mayer, 41 vjeç dhe me tre fëmijë, është kaq këmbëngulëse sa të vendosë për çdo gjë. “Duhet të dish të organizohesh mirë. Të planifikosh se kur do flesh, kur do bësh dush dhe se sa shpesh do shkosh në banjë. Në ndërtesën e Google kishim dhoma – fjetore”, tregon ish drejtuesja e Google. “Gjatë pesë viteve të para çdo javë më qëllonte që së paku një natë ta gdhija”.
Janë të shumtë ata që e pyesin veten se si ia ka dalë ajo të bëjë bashkë punën dhe familjen. “Kompania nuk e kishte luksin të kishte një administrator që qëndronte në shtëpi katër a pesë muaj. Kështu që e përfshiva fëmijën në stilin tim të jetesës. Për katër muaj e mora me vete në zyrë, edhe kur u përgjigjesha analistëve apo nëpër konferenca – telefonike. E nisi jetën duke kthyer kokën nga bisedat për faturimet apo tratativat e marrëveshjeve dhe dukej sikur kuptonte”. Në këto pesë vjet, Mayer si rrogë dhe shpërblime ka fituar plot 212 milionë dollarë./livin.al
Kryetari i Zveçanit, reagon pas sulmit me granata dore në ob...
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit