Dokufesti ka mbledhur të gjithë në Prizren.
Në ditët e para, në qytetin perëndimor të Kosovës ka qëndruar si vizitor dhe për të ofruar përkrahjen e MPJ-së, edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ai mes aktiviteteve të tjera, ka takuar udhëheqësit e Festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër “Dokufest” në Prizren.
Në takim me drejtoreshën e festivalit, Nita Deda, drejtorin ekzekutiv Eroll Bilibani dhe drejtorin artistik Veton Nurkollari, ministri Hoxhaj ka premtuar se në kuadër të traditës së Ministrisë përkrahja do të vazhdoj për festivalin ashtu sic ka qenë. I është komunikuar edhe zyrtarisht drejtuesve, se Ministria e Jashtme edhe këtë vit e mbështet financiarisht Dokufest-in.
“Duke e ditur rëndësinë që ka ky festival përmes të cilit Kosova prezanton artin dhe kulturën e saj para botës dhe shumë artistëve të huaj që janë pjesëmarrës në të e të cilët kanë mundësinë të shohin një Kosovë ndryshe, MPJ tash ka vendosur ta përkrah edhe këtë vit financiarisht Dokufest-in dhe të përcjellë mesazhin se Kosova është shtet i hapur për njohje më të madhe ndërmjet popujve përmes kulturës”, ka deklaruar ministri Hoxhaj.
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...