Secret, rrjeti social anonim, që ka shpërthyer në popullaritet për një kohë shumë të shkurtë pas lansimit, do të mbyllet pas 16 gjashtë muajve ekzistencë. Derisa mbyllja e këtij rrjeti social ishte përfolur shumë, drejtori ekzekutiv i kompanisë, David Byttow, ka konfirmuar këtë në blogun e tij.
Në rast se nuk keni dëgjuar për shërbimin Secret, ky ishte një rrjet social që iu lejonte përdoruesve të postojnë në mënyrë anonime. Ju mund t’i shikonit vetëm postimet e shokëve tuaj, por nuk tregohej se kush qëndronte pas tyre.
Me këtë, shumica e njerëzve kanë zbuluar gjëra që përndryshe kurrë nuk mund t’i shprehnin, përfshirë sekrete të kompanisë. Kjo ka rezultuar që njerëzit janë kyçur në rrjetin social edhe për të zbuluar gjëra shumë me rëndësi për njerëzit që i kanë urryer, dhe për këtë Secret u kthye shumë shpejtë në një vend të ndyrë si pasojë e ofendimeve të mëdha që bëheshin në mënyrë anonime./arbresh.info
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...