Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka miratuar një rekomandim me qëllim të vlerësimit objektiv dhe transparent në lidhje me publikimet e autorëve në revista ndërkombëtare dhe në revista në gjuhën shqipe.
Ndër të tjera, në këtë rekomandim të miratuar nga Senati i UP-së, rekomandohet që punimet e botuara në Kosovë dhe revista të rajonit të konsiderohen si punime në revista ndërkombëtare vetëm nëse revistat e tilla janë të indeksuara në bazat akademike Web of Science dhe Scopus. Megjithatë, Senati i UP-së në këtë rekomandim bën këtë përjashtim: “Për arsye të natyrës kombëtare të kërkimeve shkencore, për personelin akademik nga fusha e albanologjisë, historisë shqiptare dhe etnologjisë si dhe rekomandohet të merren në konsiderim edhe punimet e publikuara në revistat shkencore si në vijim: Nga fusha e albanologjisë, revistat: “Studime”, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë; “Studia Albanica”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë; “Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, i Letërsisë dhe i Kulturës Shqiptare”, Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Prishtinës. Ndërkaq, nga fusha e historisë shqiptare dhe etnologjisë: “Studime historike”, Instituti i Historisë, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë; “Studime albanologjike”, Fakulteti i Historisë & Filologjisë, Universiteti i Prishtinës.
Robert Lewandowski arriti shifrën jubilare në Ligën e Kampio...
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...