Microsoft duket që ka vërtetë plane ambicioze për platformën Windows 10. Duke folur në konferencën Build 2015 të mbajtur në Francisko, Terry Myerson, zëvendës drejtori i gjigantit Microsoft, ka thënë se dëshiron që Windows 10 të arrijë 1 miliardë përdorues brenda dy ose tri viteve.
Në krahasim me Google, Android 4.4 “KitKat” ka rreth 500 milionë pajisje, ndërsa iOS përkatësisht iOS 8 ka më pak pajisje, tha Myerson, transmeton arbresh.info.
“Me kompaninë Apple ju mund të zgjedhni platformat iOS dhe OS X. Me Google është Android dhe Chrome”, tha Myerson.”Windows është e vetmja platformë që iu lejon të përdorni të gjitha aplikacionet në pajisjet që përdorni”.
Windows 10 do të jetë në dispozicion falas për përditësim këtë vit nga Windows 7 dhe 8./arbresh.info
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...