Mogerini kundër furnizimit të Ukrainës me armë

22:42 | 6 Mars 2015
Arbresh.info

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federica Mogerini kundërshtoi sot propozimin nga Kongresi i SHBA-ve që Shtetet e Bashkuara të furrnizojne Ukrainën me armë për të luftuar kundër kryengritësve pro-ruse.

Ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së në një takim në Riga, kryeqyteti i Letonisë, hodhën poshtë ndryshimin e regjimit të sanksioneve të Rusisë mbi situatën në Ukrainë.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve John Bejener dhe një grup i demokratëve të shquar dhe republikanët në Kongres dje shkruan një letër duke kërkuar nga presidenti amerikan Barak Obama ti ofroj  Ukraines armë vdekjeprurëse, e cila, megjithatë, nuk ka gjetur mbështetje në Bashkimin Evropian.

Mogerini sot tha se “BE-ja është duke bërë aq sa duhet”, dhe theksoi se zbatimi i marrëveshjes së paqes në Minsk është “rrugë përpara”.

“Ukraina tani i duhet jo vetëm respekti për sovranitetin e saj, integritetin e saj territorial, por edhe paqja,” tha  Mogerini.

Ministri i Jashtëm austriak Sebastian Kurz, tha se dorëzimi i armëve vetëm e ushqen zjarrin.

“Qëllimi ynë duhet të jetë një armëpushim, jo eskalim”, tha Kurtz.

Ligjbërësit e SHBA dje vlerësuan se marrëveshja në Minsk vetëm ka konsoliduar fitimet e Rusisë dhe të separatistëve dhe i kërkuan Obamës të miratojë përpjekjet shtesë për të mbështetur Ukrainën. Ata shprehen se BE-ja është shumë e ngadalshme dhe e dobët në përgjigje të krizës në Ukrainë.

“Sanksionet nuk do të shfuqizohet, perderisa nuk të ndryshojë situata në terren. Në anën tjetër, ne jemi të gatshëm për të rritur presionin në qoftë se kjo është e nevojshme” , tha ajo Mogerini.

 

Ministri i Jashtëm holandez Bert Kunders tha se nuk ka asnjë arsye për të lehtësuar sanksionet, por edhe për amplifikimin e tyre duhet të ketë një arsye serioze, të cilat ai tani nuk po mund ti sheh.

Britania e Madhe sot ka vazhduar të ofruarojë pajisje jo-vdekjeprurëse të mbrojtjes si një dhuratë për Ukrainën, miratimin e rreth 1.180.000€ për ndihmë të parë, helmeta dhe më shumë.

“Qëllimi ynë është të forcojmë aftësitë mbrojtëse të forcave të armatosura të Ukrainës,” tha ministri britanez i mbrojtjes Michael Fallon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme