“Doku-Tech” vazhdon edhe në Prizren

18:17 | 4 Gusht 2016
Arbresh Info

Doku-Tech, programi që po zhvillohet në kuadër të festivalit “Doku Fest”, do të vazhdojë rrugëtimin edhe në Prizren. Ky festival i cili po shpalos programet rreth teknologjisë, ka sjellë shkencëtarë të fushave të ndryshme nga e gjithë bota.

“Doku-Tech” solli në Prishtinë pretendenten e çmimit Nobel, shkencëtaren me prejardhje shqiptare Laura Mersini Houghton e cila ligjëroi rreth teorisë së saj të multiversit, duke sfiduar edhe shkencëtarin e famshëm Steven Harten

Ndërsa në Prizren “Doku-Tech” do të filloj me gjermanin e njohur Toshen Storno i cili është njeriu i parë në botë që ka kaluar më shumë se 48 orë në Vershell Reallity

Organizatori i “Doku-Tech” Kushtrim Xhakili tha se më 6 dhe 7 gusht në Prizren do të sjellin shkencëtarë nga fusha e teknologjisë.

“Pas saj vazhdojmë me Prizren ku më 6 dhe 7 gusht në lidhjen e Prizrenit do të sjellim njerëz të tjerë ku po ashtu janë relevant në teknologjik. Këtë vit kemi Toshen Storno një gjermani i cili është njeriu i parë në botë i cili ka kaluar më shumë se 48 orë në Vershell Reality. Pastaj kemi edhe Tech Kranch i cili është si një lloj alfa dhe omega e mediumit i cili përfshin bizneset e suksesshme të teknologjisë. Kemi Arall Balkan nga India si një dizajner shumë i mirë, por tash Arall është duke lobuar për një vend të pastër dhe etik. Arall na tregon se si duhet të jetë interneti i pastër dhe na tregon për eksperiencën e tij”, tha Xhakili.

Drejtori artistik i “Doku- Fest” Veton Nurkollari tha se&nbs p; vetëm deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen rreth 250 mysafirë nga Evropa, SHBA dhe rajoni duke thënë se presin që gjatë këtyre ditëve ky numër të trefishohet. Ai gjithashtu tha se Doku-fotos sot do të filloj nga ora 19:00.

“Hapja e Doku-fotos është sonte në orën 19:00 në sheshin e martirëve , pas hapjes kemi një koktej në kinemanë Lumëbardhi për të vazhduar me shfaqjen e tre filmave që kanë lidhje direket me temën e ekspozitës dhe po ashtu do të shfaqet një sërë video lexime të poezisë nga libri “ The hollow of the end”. Hapja do të bëhet nesër në orën 20:00 , para hapjes do të ketë një koktej rasti para kinemasë lumëbardhi sikur është traditë . presim një numër të madh. Deri më tani kemi të konfirmuar një numër të madh , kemi 250 mysafirë, shumica prej tyre nga Evropa , SHBA, rajoni dhe Kosova. Me një fluks që vjen duke u rrit dhe me një pik që presim nga data 10-14 me gjasë do të dyfishohet apo trefishohet numri i mysafirëve. Presim fluks të madh vizitorësh në Prizren”, tha Norkollari.

Nurkollari tha se sipas informatave që ai ka, shumica e hoteleve apo host-eleve dhe vendeve për banim janë tashmë të mbushura, disa prej tyre edhe të stërmbushura, duke treguar për vështirësitë që ka kanë organizatorët e këtij festivali, për akomodimin e mysafirëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme