Brenda 4 viteve të fundit, tri herë është sulmuar faqja zyrtare e Muzeut të Kosovës

13:39 | 4 Gusht 2016
Arbresh.info

Është hera e tretë në katër vitet e fundit ku faqja zyrtare e Muzeut të Kosovës është duke u sulmuar. Sulmi i kësaj faqeje filloi në 2013 duke vazhduar në 2014 dhe tani në 2016, shkruan Arbresh.info.

Dje në ballinën e ueb-faqes së Muzeut është paraqitur një grafit në të cilin shihet fotografia e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Atij i devijohet emri duhet e quajtur “Hashish Thaçi”.

Gjithashtu, në fotografi shihen armë automatike, para, çokollata, e kamera televizive, duke dhënë figurativisht ndikimin e tij në Kosovë.

Po ashtu është koiçidencë se si tri vite radhë e në të njëjtën kohë  është sulmuar edhe faqja zyrtare e Zyrës së Koordinatorit Nacional Kundër Trafikimit me të njëjtën fotografi.

Këto faqe momentalisht janë jashtë funksionit, ndërsa me këtë duket se siguria e faqeve zyrtare të institucioneve të Kososvës nuk është në nivel./Arbresh.info

Sulmohet-muzeu-768x486

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme