Google ADS

Zëri i arsyes

09:48 | 4 Gusht 2016
Arbresh.info

Nga: Fadil Lepaja

Opozita dhe shoqëria civile, duhet të lënë anash agjendat që kundërshtohen nga SHBA dhe BE, dhe me forca të bashkuara duhet të merren me dekriminalizim dhe me shtetndërtim për çka përkrahja qytetare do të jetë shumë më e madhe dhe shumë më e fuqishme.

Poashtu brenda partive të koalicionit duhet të vlojë reforma, të nxjerrin nga loja grupet kriminale që janë në krye të tyre dhe të nxjerrin në krye lider të rinjë të pakorruptuar dhe jashta rrjeteve kriminale, të cilët janë evropian edhe me vepra dhe jo vetëm me fjalë.

Kapacitetet më të mëdha reformuese dhe euro-atlantike gjithsesi gjinden brenda dy partive të mëdha dhe atyre duhet hapur rrugë nga udhëheqësit aktual të cilët nuk janë zhytur pakthyeshëm në korrupsion dhe krime.

Koalicioni aktual, qoftë i segmenteve të pozitës apo opozitës me forcat e krimit dhe me autaritarizmin politik dhe ideologjitë e skaduara e nxjerrin shtetin nga rruga e duhur e integrimeve euroatlantike dhe e mbajnë të gjallë krizën e cila u përshtatet vetëm antievropianve makiavelist, të cilët janë të gatshëm të bëjnë marrëveshje me këdo që u garanton siguri dhe mbështetje.

Nuk mendoj se është vonë për opozitën që të bëjë dallimin në mes sugjerimeve të miqve perëndimorë dhe ofertës dinake, të koalicionit, e cila qysh nga fillimi ishte sabotuese e dialogut, dhe është formësuar të jetë në rregull formalisht por të jetë e parealizueshme.

Nuk është ende vonë as për disa lider të partive të koalicionit të shtyjnë përpara njerëzit e reformave dhe ndryshimeve, edhe me kushtin që vetë të dalin nga politika.
Shtetin dhe shoqërinë tonë demokratike duhet besuar kuadrove të reja , të pangarkuara me ideologjitë e të kaluarës dhe me fanatizëm të çfarëdo lloji.
Kjo është rruga e fitores, dhe e lirisë..

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme