Shoqata e Producentëve të Kosovës me anë të një letre iu është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës me kërkesën që mos ta votojnë Projektligjin për Kinematografi që është paraparë që nesër të shkojë në Kuvend për votim.
Kjo letër është nënshkruar nga 27 anëtarë të Shoqatës së Producentëve të Kosovës.
Letra e plotë e Shoqatës së Producentëve të Kosovës:
– Ky ligj nuk duhet të votohet sepse ka gabim në formulim të asaj se çfarë quhet vepër kinematografike vendore ( Neni 3, pika 1.7), gjë që mundëson që filmat Kosovarë, të punuar nga autorë kosovarë dhe të financuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës të mos cilësohen si filma vendor por të huaj.
– Ky ligj nuk duhet të votohet sepse Neni 51 praktikisht e lejon ndryshimin e destinacionit të kinemave, duke thënë se kinemasë mund t’i ndryshohet veprimtaria në rast se paguhet një gjobë prej 20.000 eurosh. Ju e dini se sa e lehtë është të bartet një gjobë 20.000 euro për një ndërmarrës apo ndërtues, duke e ditur që gati të gjitha objektet e kinemave në fjalë janë në qendër të qyteteve. Ligji për kinematografi duhet ta ketë një kapitull të veçantë për rifunksionalizimin e kinemave ekzistuese dhe hapjes së kinemave të reja nëpër qytete të Kosovës dhe jo të ofrojë mundësi ligjore për zhdukjen e atyre pak kinemave që ekzistojnë tani.
– Ky ligj nuk duhet të votohet sepse Neni 14 propozon që Kosovafilmi të shuhet e të themelohet një institucion i ri, me ç’rast të gjitha pronat (negativët e filmave kosovarë që janë prodhuar para dhe disa pas lutës) do të humben, sepse do të mbesin pa pronar. Kjo do të thotë që Kosova do të heqë dorë nga pronësia e të gjith filmave, që ka prodhuar deri më tani dhe se historia e filmit (edhe ashtu shumë e shkurtër e Kosovës) do të fillojë vetëm nga paslufta.
– Ky ligj nuk duhet të votohet sepse nuk i mbron pronat që posedon Kosovafilmi (vendi që ne tani e njohim si “Film City” në Arbëri ). Ato prona do t’ia mohojë industrisë së filmit dhe do t’i zhvendosë diku tjetër.
– Ky ligj nuk duhet të votohet sepse Neni 24 pika 3 në lidhje me zgjedhjen e drejtorit të QKK-së ka paragjykim lidhur me çështje që thjeshtë rregullohen me ligje të tjera.
– Ky ligj nuk duhet të votohet sepse me Nenin 25 Qendrës Kinematografike të Kosovës nuk i lejohet të mbështesë aktivitete plotësuese kinematografike, të cilat janë të domosdoshme për ngritjen e kapaciteteve të industrisë së filmit në Kosovë, si edukimi, rrjetëzimi, promovimi, festivalet etj.
– Ky ligj nuk duhet të votohet sepse Neni 12 kufizon që juria vlerësuese të jetë vetëm vendore. Një kufizimi i tillë është izolim dhe mbyll mundësitë e vlerësimit të projekteve edhe nga ndonjë ekspert ndërkombëtar. Një prej arsyeve pse kinematografia Kosovare ka lulëzuar viteve të fundit me filmin “SHOK”, “Babai”, “ Tri dritare dhe një varje”, “Ballkoni”, “Kolonat”, etj që i kanë sjellë Kosovës me qindra shpërblime ndërkombëtare, ka qenë pikërisht vlerësimi nga një juri e përzier ekspertësh kosovarë e ndërkombëtarë.
– Ky ligj nuk duhet të votohet sepse afatet për realizimin e veprës filmike (Neni 39) nuk marrin parasysh natyrën e prodhimit të filmave të pavarur në Evropë dhe janë të pamundshme për t’u arritur as për producentët më të suksesshëm të rajonit dhe të perëndimit. Mbi të gjitha këto afate nuk përputhen as me Konventën Evropiane për Koproduksione, gjë që krijon pamundësi të bashkëprodhimeve me shtetet e tjera, pa të cilat kinematografia moderne nuk mund të ekzistojë.
Të nderur Deputetë të Kuvendit të Kosovës, ky ligj nuk duhet të votohet, sepse i tillë siç është formuluar tani, nuk e mbron dhe promovon kinematografinë, porse bën të kundërtën!!! Dhe këtë, pikërisht tani, kur jemi në një periudhë kur kinematografia kosovare më në fund po fillon të arrijë suksese të mëdha në botë dhe atë në festivale të Kategorisë A. Pikërisht tani kur filmat e fundit të Kosovës kanë marrë pjesë dhe çmime në Karlovy Vary Film Festival, në Venecia Film Festival, në Sarajevo Film Festival, në Aspen Film Festival, Tribeca, Sundance Film Festival e shumë e shumë të tjerë. Pikërisht tani kur filmi Shok u nominua për Oscar. Pikërisht tani kur është rritur buxheti i Qendrës Kinematografike, po punohet për formulim të rregullores mbi lehtësirat financiare për të tërhequr produksionet e huaja të vijnë dhe të xhirojnë në Kosovë. Gjithë këto zhvillime për çfarë? Për një ligj që në çd o të dytin nen të kufizon dhe të pengon të zhvillohesh si kineast. Deputetë, ky ligj nuk duhet të votohet.
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...
Lirohet nga arresti shtëpiak Sali Berisha