Google ADS

Reagon MASHT: Ministri Bajrami ka të angazhuar vetëm një vozitës

17:23 | 2 Gusht 2016
Arbresh.info

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka reaguar pas lajmit të publikuara në mediat ku thuhej se MASHT shpenzoi gati 5 mijë euro për uniformat e shoferëve të Ministrit Arsim Bajramit, duke e cilësuar si të pasaktë në informatat lidhur me vozitësit (shoferët) e këtij të fundit.

Zyra e Ministrisë njofton se Ministri Bajrami ka të angazhuar vetëm një vozitës dhe ai ka statusin e nëpunësit në Kabinet dhe nuk është shërbyes civil.

“Përndryshe, Divizioni për Shërbime Logjistike i MASHT-it ka një numër të vozitësve (shërbyes civil) të caktuar me organogram dhe ka bërë kërkesë bazuar në buxhetin e planifikuar (zotuar) dhe Planin e Punës së Departametit.” thuhet në komunikatën për media.

Gjithashtu njoftohet se, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, javën e kaluar ka marrë vendim për anulimin e kësaj procedure, me qëllim të verifikimit të ligjshmërisë së zhvillimit të procedurës së këtij aktiviteti, ndërsa edhe në vitin 2015 nuk ka lejuar shpenzimin e mjeteve për këtë qëllim.

Ky është reagimi i plotë i MASHT: 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, për hir të sqarimit të drejtë dhe të saktë të opinionit publik, njofton se lajmi i botuar në disa mediume me datë 2 gusht 2016, me titull “Gati 5 mijë euro për uniformat e shoferëve të Arsim Bajramit”, është i pasaktë në informatat lidhur me vozitësit (shoferët) e ministrit Bajrami.

Ministri Bajrami ka të angazhuar vetëm një vozitës dhe ai ka statusin e nëpunësit në Kabinet, nuk është shërbyes civil, (është i emëruar dhe mandati i tij është i lidhur me mandatin e Ministrit).

Përndryshe, Divizioni për Shërbime Logjistike i MASHT-it ka një numër të vozitësave (shërbyes civil) të caktuar me organogram dhe ka bërë kërkesë bazuar në buxhetin e planifikuar (zotuar) dhe Planin e Punës së Departametit.

Mirëpo, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, javën e kaluar ka marrë vendim për anulimin e kësaj procedure, me qëllim të verifikimit të ligjshmërisë së zhvillimit të procedurës së këtij aktiviteti, ndërsa edhe në vitin 2015 nuk ka lejuar shpenzimin e mjeteve për këtë qëllim.

Prandaj, ju lutemi të ofroni këtë sqarim në mediumet tuaja.

Duke vlerësuar punën tuaj, ju dëshirojmë suksese dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme