Në thellësitë e oqeanit Paqësor pranë brigjeve të Kalifornisë bëhet një zbulim i çuditshëm.
Disa studiues që merrem me vëzhgime nënujore në brigjet e Santa Barbara, në mauzoleun detar të “Channel Islands”, kanë zbuluar një organizëm sferik, pa cepa, si dhe i mistershëm gjithashtu edhe për shkak të aspektit shkëlqyes ngjyrë lejla të ndezur.
Shkencëtarët e “Ocean Exploration Trust” e filmuan dhe morën këtë zbulim, për t’i bërë analiza, në një thellësi prej 1 500 metrash.
Ndoshta bëhet fjalë për një lloj kërmill deti, kanë shpjeguar shkencëtarët për “Guardian”.
Pasi u nxorr në sipërfaqe, ky organizëm u hap më dysh, duke treguar një lloj këmbe dhe sensorë ndijues, që janë struktura të ngjashme me veshët, një lloj noçke.
Për sa i përket shkëlqimit të saj ndoshta është një efekt i dritës që përdorte nëndetësja për eksplorimin nënujor.
Shkencëtarët e kanë dërguar një kampion të lëkurës tek “Harvard Museum of Comparative Zoology” për analizat e ADN-së.
Konfirmimi nëse bëhet fjalë për një organizëm të ri mund të vijë për disa muaj.
Kurti nënshkruan vendimin për nisjen e procedurës për hapje ...
Dokumentari i Toni Kukës, Hovenier: Përkushtimi i tij e vend...
Liderët botërorë mirëpresin armëpushimin në Liban
”A je ka do me m’rreh, a çka?”, Driloni pyet Anisën – kjo i ...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse ka ngrënë vetëm peshk dhe...
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...