Lorraine O’Loughlin, nga Warrenpoint, Irlanda e Veriut, arriti të zbriste 7 masa fustani kur vendosi të dobësohej pasi depresioni nga kompleksi i mbipeshës nuk po e linte të dilte as nga shtëpia.
Nëna e tre fëmijëve, e cila e kishte zakon të konsumonte rreth 15 filxhanë kafeje në ditë, rrëfen se arriti të humbte rreth 50 kg nga pesha e saj vetëm duke hequr dorë prej këtij zakoni.
Për shkak të sasisë së madhe të kafesë që konsumonte gjatë ditës, 28-vjeçarja vuante nga pagjumësia gjatë natës, periudhë të cilën e kompensonte duke ngrënë.
“Nuk më mungon fare, – thotë 28-vjeçarja pasi hoqi dorë nga kafeja. – Tashmë po ushqehem shëndetshëm dhe po bëj gjumë të mirë gjatë natës, kështu që trupi im nuk ka më nevojë për kafeinë që të funksionojë”.
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...