Në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë, është prezantuar programi i plotë i edicionit të 15-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, ‘DokuFest’, i cili mbahet nga data 5 gusht deri më 13 gusht.
Si zakonisht ky festival do të mbahet në qytetin e Prizrenit, në të cilin do të prezantohen 238 filmat e përzgjedhur nga mbi 5 mijë sa kishin aplikuar.
Temë qendrore e festivalit për këtë vit do të jetë korrupsioni si dhe pasojat e tij.
Në konferencën e përvitshme të Dokufestit, para nisjes së festivalit, Nita Deda, drejtoreshë e festivalit, tha se këtë vit DokuFest ka një program të pasur të filmave.
Ajo tha se është shënuar numër rekord i aplikimeve, duke e bërë programin e sivjetmë më të madhin dhe më kualitativin.
“Është kënaqësi me qenë në Prishtinë sot edhe me prezantua programin e 15-të të DokuFestit, i cili hapet të premten, më 5 gusht edhe mbyllet me 13 gusht, të shtunën e ardhshme. Është program që me plot vetëbesim, synon të shndërrojë Kosovën dhe Prizrenin në një pikë të rëndësishme kulturore, përmes mysafirëve të shumtë që i kemi ftuar ne edhe mysafirë të tjerë që presim me ardh, përmes një programi të shfaqjes së 238 filmave që janë përzgjedh me shumë kujdes prej Samirit dhe Vetonit, që janë të përzgjedhur prej numrit rekord të aplikimeve që i kemi pasur sivjet, për mbi 5 mijë aplikime”, tha Deda.
Në konferencë, i pranishëm ishte edhe drejtori artistik i DokuFest, Veton Nurkollari, i cili tha se këtë vit në festival do të jenë edhe dy kategori të filmbërësve, që kanë ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për dy filmat më të njohur të regjisorit iranian Abbas Kiarostami, Taste of Cherry dhe Close-Up.
Ndërsa, regjisorja Chantal Akerman do të nderohet me premierën botërore të një interviste të dhënë në Prishtinë, para se të vdiste.
“Programi i këtij viti, sipas mendimit tonë është programi më i madh, më gjasë edhe më kualitativ por atë do t’ia lëmë audiencë që të vlerësojë. Bëhet fjalë për 238 filma në 6 kategori garuese sikur edhe viteve të kaluara edhe një numri rekord të kategorive të kuruara enkas për festivalin, diku rreth 18 kategori të veçanta”, tha Nurkollari.
Selektori i programit të filmave të shkurtër, Samir Karahoda foli për filmat kombëtar, të cilët do të kenë premierën në këtë edicion të festivalit.
Ai bëri të ditur se këtë vit do të ketë 10 premiera të filmave kombëtar, të cilët do të shfaqen më 8, 9 dhe 10 gusht.
“Programi i filmave të shkurtër sivjet përbëhet nga 32 filma, pra kjo është bërë përzgjedhje 2500 filma sa kanë aplikuar. Ekipi jonë ka punuar rreth 6 muaj për të finalizuar. Siç tha edhe Vetoni ka pas filma mjaft kualitativ, ka pas raste të filmave që kanë fituar shpërblime në festivale të mëdha ndërkombëtare, nuk kanë arritur të përzgjidhen. Kjo jo pse nuk ka pas filma më të mirë, por nuk janë përshtatur me temën e programit. Por, prapë se prapë besojë që programi është mjaft kualitativ dhe ka diçka për të gjithë shikuesit”, tha Karahoda.
Drejtori ekzekutiv i DokuFest, Eroll Bilibani foli për programin e pasur të panelëve, të cilët janë pjesë e programit përcjellës të festivalit.
Ai ka theksuar edhe mungesën e përkrahjes së institucioneve dhe Komunës së Prizrenit, të cilat sipas tij, janë arsyetuar me procedura burokratike.
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra