Google ADS

Festivali folklorik që bashkon shqiptarët në luginën e Plavë – Gucisë

12:51 | 1 Gusht 2016
Arbresh.info

Për të parën herë  në krahinën e  Plavë-Gucisë, në zemrën e Alpeve të Shqipërisë, po mbahet festivalin folklorik mbarëkombëtar. Ky festival mbështetet nga Fondacioni “Plavë-Guci”, si dhe nga Shoqata “Alpet Shqiptare”.

Në këtë takim muzikor dhe  etnografik marrin pjesë grupe folklorike nga gjithë trevat shqiptare, nga Konispoli i Çamërisë, Medvegja e Dardanisë, Shkupi Iliridas, që po i japin luginës së Plavë-Gucisë, frymën e përgjithshme të atdheut tonë të përbashkët.

Festivali folklorik do të  vazhdoj edhe  sot në Vuthaj dhe në fshatra të tjerë të luginës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme