Google ADS

Rivista e Folklorit Shqiptar u mirëprit nga qytetarët e Mitrovicës

21:51 | 31 Korrik 2016
Arbresh.info

Në Mitrovicë sot është mbajtur Rivista e Folklorit Shqiptar, në të cilën me programet e tyre u prezantuan grupe folklorike nga Kaçaniku, Podujeva dhe Obiliqi.

Për gati dy orë, valltarët dhe valltaret e shoqërive e lartpërmendura kanë kënaqur qindra qytetarë që ishin tubuar për të  përcjell paraqitjet e tyre.

Rivistën e përcollën edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, me bashkëpunëtorë si dhe mysafirë tjerë.

Kryetari Bahtiri e vlerësoi lart organizimin e kësaj riviste dhe performancën e grupeve pjesëmarrëse. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij në fund ndanë mirënjohje për grupet pjesëmarrëse dhe për veteranët e individët e dalluar.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme