Mërgimtarë nga komuna e Mitrovicës dhe më gjerë, që jetojnë në shtete të ndryshme anembanë Evropës, janë tubuar në Bajgorë të Shalës për të marrë pjesë në tubimin tradicional “Dita e Mërgimtarëve”.
Ndër qindra pjesëmarrës, ishin të pranishëm edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Raif Qela, nënkryetari i komunës, Safet Kamberi, nëna e Heroit Mehë Uka, drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësues të institucioneve të ndryshme e të tjerë.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, pasi që ju dëshiroj mirëseardhje mërgimtarëve, tha se qëllimi i organizimit të këtij tubimi është që ata të kalojnë një ditë të bukur në bjeshkët e mrekullueshme të Shalës së Bajgorës dhe të njihen më shumë në mes veti, si dhe të informohen për aktualitetin në komunën e tyre.
Ai me këtë rast vlerësoi lartë kontributin e mërgimtarëve dhen për mbijetesën e popullatës në kushtet e okupimit nga Serbia, pastaj në luftën për çlirimin e vendit dhe së fundi edhe për ndërtimin e shtetit të Kosovës, duke investuar këtu në fusha të ndryshme.
Ai në vazhdim i njoftoi mërgimtarët edhe për fillimin e punës së fabrikës për prodhimin e kërpudhave dhe arritjen e makinerisë për fabrikën e dytë, që është investimi më i madh dhe më i suksesshëm deri tash në komunën e Mitrovicës.
Për kontributin e mërgimtarëve foli edhe Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI-Albani”, që prej më shumë se 20 vitesh jetën e vepron në Suedi, i cili në fund mërgimtarëve ua ndau falas botimet e fundit të shoqatës “Thesar Kombëtar” 5 dhe 6.
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...
Protesta e PD-së në Tiranë, 44 të shoqëruar në komisariatet ...
Osmani pritet nga Presidenti i Kolumbisë: Mirënjohëse pafund...
Protesta e opozitës në Tiranë, lirohen 21 protestues