Mbrëmë në Prishtinë është mbajtur finalja e kuizit “Ti je pjesë e atdheut”, në të cilën garë fitues dolën një grup nxënësish të shkollës shqipe nga Gjermania.
Në një njoftim për media, thuhet se në këtë kuis morën pjesë nxënësit shqiptar nga diaspora, përkatësisht fituesit e shkollës shqipe nga Gjermania, Austria, Zvicra dhe nga Greqia.
Nxënësit garues nga diaspora iu përgjigjen pyetjeve nga lëndët Gjuha e Letërsia Shqipe, Kultura, Historia dhe Gjeografi.
“Përmes këtij kuizi, ata dëshmuan se kanë njohuri për gjuhën, kulturën dhe historinë e popullit shqiptar, dhe kjo dëshmon se këto njohuri ata i morën nga mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, të cilët punojnë me vullnet dhe pa u lodhur”, thuhet në njoftim.
Nё fund, pjesёmarrёsve tё kuizit “Ti je pjesë e atdheut” iu dha nga një libër.
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...