Një burrë nga Wrexhami i Walesit, është gjetur fajtor që ia ka prerë qenit veshtë, në mënyrë që ta bënte më të ‘egër’ për dyluftime.
Christopher Griffiths është zbuluar, pasi fqinjët e kanë dëgjuar kafshën duke lëshuar zëra nga dhimbja, ndaj e kanë telefonuar Policinë.
Kur është paraqitur në Gjykatë, ai e ka dhënë një dëshmi të rrejshme dhe të çuditshme, në përpjekje për të mohuar prerjen e veshëve, transmeton Telegrafi.
Ai ka thënë se i ka hyrë ë shtëpi një hajn, që e ka rrahur duke e lënë pa ndjenja, dhe pasi është zgjuar e ka parë qenin e prerë dhe të gjakosur. Por, hetuesit kanë gjetur se askush nuk i ka hyrë atij në shtëpi, ndërsa të gjitha faktet tregojnë se ai e ka kryer ndërhyrjen, sepse merrej me luftëra të qenve.
Burri që dyshohet të ketë kriza mentale, është dënuar për mizori mbi kafshë dhe shkaktim të lëndimit të qëllimshëm, por ende nuk i është dhënë dënimi.
Në anën tjetër, qeni me ngjyrë kafe është shëruar dhe ka gjetur një familje që po e strehon.
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...