Një sulm “profesional” kibernetik ka goditur qeverinë ruse, njofton shërbimi i inteligjencës së këtij vendi.
Një “virus kibernetik për spiunazh” është gjetur në rrjetin e rreth 20 organizatorëve, ka thënë Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB), transmeton portali arbresh.info. Ky raport vjen pasi Rusia akuzohet për thyerjen e të dhënave në lidhje me Partinë Demokratike në SHBA.
Ky sulm thuhet se ishte i planifikuar dhe është kryer në mënyrë profesionale duke pasur si shënjestër organizatat shtetërore, kompanitë shkencore dhe të mbrojtjes si dhe infrastrukturat e rëndësishme të vendit.
FSB njofton se programi keqdashës i ka lejuar hakerët të monitorojnë kamerat dhe mikrofonët në kompjuterë duke i lejuar madje të shkrepin foto dhe të ndjekin gjithçka që është shtypur në tastierë./arbresh.info
Pesë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-...
Kusari-Lila për deklaratën e Hovenier: Mos na barazoni me Se...
Zidane pyetet nëse Bellingham mund ta fitoj Topin e Artë kët...
Kryeministri Kurti u takua me kryeministrin e Vanuatu, Charl...
Tensionet në Liban, mbi 30 mijë njerëz janë zhvendosur në Si...
Osmani takohet me Blinken, e falënderon për mbështetjen e pa...