Google ADS

Krijesa më e çuditshme që peshkatarët kanë hasur në det

11:49 | 30 Korrik 2016
M. A.

Disa peshkatarë të shokuar kanë dalluar një top gjigant të ngjashëm me alien në brigjet e Australisë Perëndimore përpara se të hahej nga peshkaqenët e uritur.

Mark Vatkins dhe babai i tij po peshkonin 25 milje detare nga Bunbyry, në jug të Perth, kur ata panë krijesën e frikshme.

Në fillim, ata menduan se ishte një varkë, ose ndonjë ballon ajri i bllokuar.

Por pas një inspektimit më në detaj, ata zbuluan se ishte barku i fryrë i një balene.

“Stomaku i saj ishte plot me gaz dhe ishte fryrë shumë” thanë peshkatarët. “Kur u afruam më shumë ne kuptuam nga era se ishte një balenë e ngordhur”.

Peshkatarët thanë se kurrë më parë nuk e kishin parë diçka të tillë.

det-2 det-1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme