Një muzikante profesioniste ka gjetur violinën e saj të shekullit të XVIII, pasi një hajdut u përpoq ta mbajë peng për 50 dollarë.
57-vjeçarja Krysia Osostowicz, e kishte violinën 200 mijë dollarëshe me vete gjatë një performance në “Radio 3” të martën në mbrëmje, kur ia rrëmbyen teksa po kthehej në shtëpi.
Violina u zhduk në sekonda, kur Krysia e la atë teksa po zhbllokonte biçikletën e saj në një stacion në Brixton. Menjëherë ajo ka nisur kërkimet, pasi ishte e sigurt se violina e saj do të ishte në ndonjë dyqan për t’u shitur.
Por të enjten në mëngjes, pas 36 orësh kërkimesh, ajo mori një telefonatë nga “Cash Converters”, pasi një grua kishte tentuar ta mbante peng instrumentin. Vlera ishte 400 herë më e vogël se sa ajo realja.
Ndërkohë, gruaja që kishte vjedhur violinën u arrestua nga policia vendase.
Rizvanolli: Telekomi është meritor për sukseset që ka sot, n...
112 vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në New Yo...
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...