Lisa Keefe nga Britania e Madhe, nuk e vuri re që macja e saj kishte hyrë në lavatriçe të bënte një sy gjumë. Kështu, Lisa ka futur rrobat në makinën larëse dhe ka nisur procesi.
Por zhurma që vinte nga aty, bëri që ajo të fikte lavatriçen dhe të shikonte se çfarë po ndodhte. Menjëherë Lisa, së bashku me bashkëshortin e saj, e kanë dërguar macen 9-muajshe te veterinari.
Bobby, e cila mbeti në makinën larëse për disa minuta në një temperaturë prej 60 gradësh, pësoi një krizë dhe u dërgua në spitalin e kafshëve të Nottingham, ku veterinerët arritën të ndërhynin shpejt dhe ta shpëtonin atë.
“Kjo nuk është hera e parë që Bobby hyn në makinën larëse, kështu që unë e mbyll gjithnjë. E kisha mbyllur dhe këtë herë, por ajo arriti të hynte”, u shpreh pronarja e saj për BBC-në, transmeton shekulli.
Ndërsa veterinari është shprehur: “Në 15 vjet karrierë, kjo është hera e parë që shoh një rast të tillë”.
Blinken: Ne do të bëjmë gjithçka që Uashingtoni të dërgojë p...
Arrestohet i dyshuari për grabitje në një market në Pejë
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...