Google ADS

Microsoft largon edhe 2850 punëtorë

15:09 | 29 Korrik 2016
Arbresh Info

Pasi largoi një numër të madh punëtorësh vitin e kaluar, Microsoft ka njoftuar tani edhe për rundin e dytë. Shifra e mëparshme e punëtorëve të larguar nga puna ishte mbi 7000, ndërsa gjiganti tani do të largojë nga puna 2850 punëtorë.

“Si shtesë e eliminimit të 1850 pozitave që u njoftuan në maj të vitit 2016, rreth 2850 pozita tjera në mbarë botën do të reduktohen si pjesë e planeve të mëparshme. Këto aksione pritet të ndërmerren deri në fund të vitit 2017”, paralajmëroi Microsoft, transmeton portali arbresh.info.

Vitin e kaluar shumica e personave që u larguan nga puna ishin në lidhje me biznesin për telefona të mençur të kompanisë, por tani nuk ka informata se në çfarë divizioni punojnë punëtorët që do të largohen./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme