Shënohet Dita Botërore e Vallëzimit edhe në Prishtinë

10:37 | 29 Prill 2015
Arbresh.info

29 prilli festohet si ditë ndërkombëtare e vallëzimit pasi që në këtë datë në vitin 1727 lindi veprimtari i baletit bashkëkohor Zhan-Zhorzh Nover. Kremtimi i kësaj dite ka filluar nga viti 1982.

Në këtë ditë, çdo vit gjithkund nëpër botë luhen shfaqje në të cilat loja dhe vallëzimi janë gjuhë universale me mision t’i afrojë dhe miqësojë njerëzit.

Edhe Prishtina do t’i bashkëngjitet këtij manifestimit botëror të ditës së vallëzimit, me një aktivitet të organizuar nga shkolla e vallëzimit Evolution Dance.

Manifestimi do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” prej orës 18.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme