Manifestimi “Muzat e Alpeve”, nis në Vuthaj

07:53 | 29 Korrik 2016
Arbresh.info

Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA”, mbrëmë në Vuthaj të Plavë-Gucisë ka filluar manifestimin letrar ndërkufitar “Muzat e Alpeve 2016”. Shkrimtarët nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria u shfaqen me kumtesa për Gjon Buzukun, Esad Mekulin, si dhe pozitën e librit dhe të shkrimtarëve në shtetet e trekufirit.

Me këtë rast u promovua libri “Sëmundja e barishteve të  vendlindjes-Bolest trava zavicajnih”, i autorit boshnjak Safet Hadrovic-Verbiqki. Ndërsa, sot në Junik do të mbahet ceremonia qendrore me ç’rast Çmimi për Vepër Jetësore “TEUTA” do t’i ndahet shkrimtarit të mirënjohur malazez,  Mirash Martinoviq. Laureat paraprak të Çmimit TEUTA ishin Jevrem Berkovic, Dritero Agolli dhe Ramiz Kelmendi.

Manifestimi “Muzat e Alpeve 2016”, I cili për të katërtin vit me radhë organizohet nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta” e themeluar nga shkrimtarë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, sivjet u mundësua nga Ministria e Diasporës në kuadër të “Ditëve të Diasporës” me mbështetje edhe nga zyrat e kryetarëve të komunave: Pejë, Deçan dhe Junik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme