Ky është momenti dramatik, kur një i moshuar që ishte zënë poshtë një peme të shembur është shpëtuar nga kalimtarët e rastit.
Ai ka qenë duke ecur nëpër një rrugë në qytetin Mianyang, që ndodhet në jug-perëndim të Kinës, kur është shembur pema e gjatë afro pesë metra.
Kamerat e sigurisë e kanë kapur momentin, kur 68-vjeçari është rrëzuar dhe nuk ka mundur të lëvizë në mesin e degëve.
Por, Chen Longming i cili ka mbetur pa ndjenja dhe duke i rrjedhur gjak nga koka, është shpëtuar nga kalimtarët e rastit.
Afro 30 njerëz janë organizuar dhe e kanë nxjerrë viktimën.
Mësohet se ai është dërguar në spital dhe pas intervenimit gjendja tij është nën kontroll. /Telegrafi/
https://youtu.be/yW885fXu47k
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...