LG me përfitme të mëdha, por jo nga telefonat

14:08 | 28 Korrik 2016
Arbresh Info

LG sot ka njoftuar rezultat e saj financiare për tremujorin e dytë të këtij viti dhe ashtu siç pritej, kompania ka operuar 503.1 milionë dollarë të ardhura, 140 për qind më shumë sesa të ardhurat që fitoi brenda periudhës së njëjtë vitin e kaluar.

Të gjitha përfitohet raportohet se vijnë nga divizioni për shitjen e pajisjeve shtëpiake që ka thyer rekord në operimin e të ardhurave brenda tremujorit të dytë të këtij viti, shkruan portali arbresh.info. Megjithatë, nëse bëhet fjalë për telefonat e mençur, gjërat nuk kanë shkuar edhe aq mirë.

Divizioni LG Mobile ka arritur të shes 13.9 milionë telefona të mençur, një rritje vetëm për 3 për qind në krahasim me tremujorin e kaluar. Po ashtu, kompania ka pësuar një tjetër humbje prej 132.1 milionë dollarë për shkak të shpenzimeve të rritura në treg dhe shitjeve të vogla në fillim të telefonit LG G5.

Për të përmirësuar shifrat edhe në divizionin e telefonave të mençur, LG pritet që në muajin shtator të lansojë pasardhësin e LG V10 që supozohet se do të jetë LG V20 ose LG V11./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme