Mustafa: VALA e shtetit, por qeveria paguan shërbimet e IPKO-s

06:34 | 29 Prill 2015
Arbresh.info

Vetëm në muajt e parë të udhëheqjes me PTK-në, drejtori i saj menaxhues, Agron Mustafa tashmë ka mospajtime me aksionarin kryesor të saj – qeverinë e Kosovës.

Duke folur në Interaktiv në KTV, Mustafa ka thënë se është e papranueshme që qeveria e Kosovës duke qenë pronari i PTK-së paguan në masë të madhe shërbimet e konkurrencës (duke menduar në IPKO-n).

Ai ka thënë se kjo nuk është praktikë e duhur sepse i bie që ndihmohet konkurrenca dhe dëmtohet vetvetja.

Mustafa ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga PDK-ja në momentin që ka marrë detyrën në PTK.

Ai tha se ka miqësi të mirë me Kadri Veselin, porse kjo nuk ka ndikuar që ai nga Aeroporti i Prishtinës të kalojë në PTK.

Drejtori i ndërmarrjes publike pohoi se privatizimi nuk duhet të ndodhë edhe 2 vjet, dhe ka thënë se që nga e marta konsumatorëve u ofrohet shërbim cilësor 4G.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme