Kompania e Koresë Jugore, LG Display ka njoftuar se do të investojë 1.75 miliardë dollarë në përpjekje për të përballuar kërkesat në rritje për ekranet OLED të lakueshëm, që pritet të zëvendësojnë ekranet LCD në telefonat e ardhshëm dhe pajisjet e tjera të ngjashme në të ardhmen.
Ekranet e lakuar OLED tashmë kanë filluar të shfrytëzohen në pjesë të ndryshme të teknologjisë dhe LG është krijuesi më i madh i ekraneve LCD në botë, shkruan portali arbresh.info. Kompania në mënyrë aktive ka punuar në krijimin e ekraneve shtesë OLED për televizorë dhe telefona të mençur, megjithëse ka rënë në treg pas kompanisë Samsung Display, që duket se është krijuesi më i madh i ekraneve OLED për telefona. Si një përgjigje ndaj kësaj, LG Display është duke krijuar një linjë të re prodhimi për ekranet e vogla dhe të mesme fleksibile OLED në Korenë Jugore.
Linja e re e prodhimit, E6, është planifikuar të filloj prodhimin masiv në gjysmën e dytë të vitit 2018 dhe është vendosur të prodhojë 15.000 ekrane në muaj./arbresh.info
Leverkuseni me urim unik për ditëlindjen e Xhakës: Shpresojm...
Aksion i antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë ...
Serbët e veriut fillojnë të mblidhen për protestën në Zubin ...
Barcelona do të regjistrojë Olmon dhe Szczesnyn në La Liga p...
Kapen 340 kg duhan të kontrabanduar
Nëndetësja e re bërthamore kineze fundoset gjatë ndërtimit