Google ADS

Porsche punëson 1400 punëtorë për të ndërtuar vetura elektrike

09:01 | 27 Korrik 2016
Arbresh Info

Porsche fillimisht zbuloi veturën e saj të parë elektrike, Model E, në dhjetorin e kaluar duke arritur kështu të garojë me modelin luksoz të Teslas, Model S.

1000 punë të reja u planifikuan për tu krijuar që të sjellin në jetë konceptin e ri të veturës, por kjo shifër tani është rritur në 1400 për të lënë pas edhe skandalin e kompanisë kryesore Volkswaggen, shkruan portali arbresh.info.

Në krye të 1400 punëtorëve të dedikuar për veturën Model E, 350 ekspertë digjital do të punësohen shtesë për të krijuar një njësi në mënyrë që të zhvillojnë koncepte të lëvizshme që të zbulojnë pjesë tjera të biznesit.

Porsche shpreson të fillojë shitjen e veturave elektrike jashtë nga fabrika e saj Zuffenhausen në vitin 2019. Edhe pse kompania nuk zbuloi në detaje objektivat e prodhimit, drejtori i kompanisë Uwe Hueck tha se ata duhet të shesin 10.000 njësi në vit për të siguruar përfime./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme