10 fakte të reja që nuk i keni ditur për Kleopatrën

08:50 | 27 Korrik 2016
M. A.

E lartësuar në art dhe në kinema, e folur dhe e përfolur prej 2000 vjetësh, Kleopatra e vërtetë ishte shumë e ndryshme nga ajo që na ka përcjellë historia në ditët e sotme.

Ja disa fakte të cilat ndoshta kurrë nuk i keni dëgjuar për të.

NUK ISHTE EGJIPTIANE

Ishte maqedonase, si e gjithë familja e saj. Në fakt e kishte prejardhjen nga një prej gjeneralëve të Aleksandrit të Madh, të cilët pas vdekjes së luftëtarit kishin ndarë mbretërinë e tij. Ajo u lind në vitin 69 p.e.s, nga një konkubinë e faraonit Ptolemeut XII, dhe për këtë arsye i përkiste dinastisë së Ptolemeut. Ajo ishte e fundit sovrane e epokës helenistike dhe ndoshta e vetmja nga familja që kishte dhunti politike, aq sa hipi në pushtet kur ishte 18 vjeç dhe qëndroi aty për rreth dy dekada.

ISHTE E SHEMTUAR

Imazhi i femrës fatale iu “ngjit” në Rilindje (në atë kohë ishte imagjinuar edhe si suedeze flokëverdhë). Por Plutarku, historiani grek i cili gjurmon portretin më besnik të saj, nuk i përshkruan aq shumë bukurinë, se sa inteligjencën dhe simpatinë. Nga i ati i saj kishte marrë një hundë si shqiponjë, dhe madje edhe stili i flokëve, me të cilin ajo është paraqitur në monedha nuk ishte i bukur. Gjithashtu ajo zakonisht vishej si burrë (në traditën e grave Faraone).

VINTE NGA NJE FAMILJE VRASESISH

Në luftën për pushtet, Kleopatra kishte vrarë, nëpërmjet trupave të të dashurit, Cezarit, vëllanë-bashkëshort, Ptolemeu XIII. Por kjo nuk ishte e vetmja vëllavrasje në shtëpi. Babai i saj, Ptolemeu XII, kishte ekzekutuar të bijën Berenice IV, e cila kishte provuar që t’i merrte pushtetin; xhaxhai i saj kishte elemnuar bashkëshorten, pas vetëm 19 ditësh martesë, dhe stërgjyshi Ptolemy VIII ishte vrarë nga nipi, për t’i marrë fronin.

NUK HANTE BURRA

Nuk dihen marrëdhënie të tjera, përtej atyre me dy liderët romakë Jul Cezarin dheMark Antonin. Nuk e dimë nëse me ta ishte dashuri e sinqertë: Kleopatra me siguri e dinte se si të përfitonte nga bukuria e saj për të konsoliduar pushtetin politik. Cezari kishte më shumë se dy herë moshën e saj (52), dhe me të, llogaria politike ishte më e dukshme. Mbretëresha e përdori atë për të rimarrë Aleksandrinë dhe pushtetin e uzurpuar nga vëllai i saj Ptolemeu XIII. Me MarkAntonin, me të cilin pati tre fëmijë, ishte ndoshta dashuri e vërtetë, edhe pse mbretëresha u akuzua nga kundërshtarët politikë në Romë, se e kishte joshur atë me magji.

VIKTIME THASHETHEMESH DHE SHPIFJESH

Si ajo e orkestruar nga trashëgimtari i Cezarit, Oktaviani, për të dobësuar rivalinMark Antonin, i dashuri i Kleopatrës. Në një korrespondencë kërcënuese që i parapriu përplasjes direkte, Oktaviani akuzoi mbretëreshën se e kalonte kohën duke u dehur dhe duke bërë orgji, apo se e kishte joshur Mark Antonin me magji.Kleopatra nuk u prek dhe shfrytëzoi llafet e Oktavianit, për të bërë bashkë një flotë të fuqishme, që t’u bënte ballë romakëve.

ISHTE XHELOZE

Kleopatra ishte shumë posesive dhe xheloze ndaj Antonit dhe fakti që ky i fundit ishte një feminist, nuk ndihmonte aspak. Kronikat raportojnë se Antoni kishte kërkuar një portret të bijës së mbretit Herod, e njohur për bukurinë e saj, duke bërë që Kleopatra të shpërthejë. Me t’u kthyer në Romë, Antoni u martua me motrën e rivalit të tij Oktavianit, për të sanksionuar zyrtarisht ndarjen e territoreve romake pas vdekjes së Cezarit. Dhe ndërsa gruaja e tij ishte shtatzënë u kthye tekKleopatra, e cila nuk e la më të shpëtojë përsëri, dhe u martua me të sipas riteve egjiptiane.

NUK U VRA PER DASHURI

Por preferoi të vdesë si një mbretëreshë, në vend se të përfundonte në zinxhirë para popullit romak, pas triumfit të armikut Oktavian. Vetëvrasja e saj ishte një akt krenarie, thirrja e fundit e lirisë, pasi ishte përpjekur, sipas disa burimeve, që të joshte edhe Oktavianin, kur ai erdhi për të në Aleksandri. Ky version duket më i besueshëm se sa vetëvrasja për dashuri e Antonit, i cili duke besuar që mbretëresha kish vdekur, u hodh mbi shpatën e tij.

NUK E VRAU NJE GJARPER.

Edhe rrethanat e vetëvrasjes së Kleopatrës duken të imagjinuara.Vështirë se mbretëresha është vrarë duke lënë t’i kafshojë gjirin një gjarpër, i sjellë në një shportë fiqsh. Gjarpëri i vërtetë (Vipera Aspis) në fakt nuk ekziston në Afrikën e Veriut. Gjarpëri tjetër më bindës, Kobra i Egjiptit që ishte i shenjtë për faraonët (Naja Haje) ishte shumë i madh për t’u futur në një shportë. Ndoshta Kleopatravdiq e kafshuar nga një echide careened (Echis carinatus), një gjarpër origjinale në Lindjen e Mesme, më pak se një metër i gjatë dhe vdekjeprurës.

NUK DIHEN KU NDODHEN ESHTRAT E SAJ

Para se të vriste veten, Kleopatra shprehu dëshirën e saj për t’u varrosur ngjitur me Mark Antonin. Kronikat thonë se Oktaviani ia plotësoi, por varri i çiftit nuk është gjetur. Në vitin 2009, egjiptologu Zahi Havass njoftoi se ai kishte zbuluar vendin ku të dy ishin varrosur, një dhomë e fshehur nën tempullin e Taposiris Magna, 50 km në perëndim të Aleksandrisë, ku u gjetën 10 mumjet që i përkasin fisnikërinë e kohës. Gërmimet vazhdojnë, por zbulimi ende nuk është konfirmuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme