Tregu i Kosovës është mjaft i vogël për ti “rahatuar”, të gjithë të diplomuarit e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
Në këtë Fakultet vetëm për një vit diplomojnë 1 mijë e 249 studentë. Derisa, aktualisht janë 9 mijë e 329 studentë duke i vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës, për drejtimin e Ekonomisë përfshirë edhe studimet post diplomike, shkruan Gazeta Fjala.
Pavarësisht numrit të madh të të diplomuarve në këto drejtime dhe të atyre që pas studimeve mbesin pa punë, nxënësit kosovarë sërish vendosin që ta sfidojnë vetën duke i studiuar ato.
I. Ademi i diplomuar në këtë Fakultet ka thënë për Gazetën Fjala se ka dy vite që ka përfunduar studimet dhe se ende nuk ka gjetur punë.
“I përcjell konkurset por ende nuk po arrij që në drejtimin tim ta gjejë vetën. Të gjithë shkojnë me të njohshëm”, ka thënë ky i diplomuar.
Ndërkohë që për këtë vit akademik Universiteti i Prishtinës ka vendosur që të bëjë pranimin e rreth 2 mijë e 79 studentëve të rijnë në këtë drejtim, 714 prej të cilëve janë në Departamentin Financa, Banka dhe Kontabilitet.
Njohësit e ekonomisë: Studentët kanë përshtypjen se Ekonomiku të bënë biznesmen
Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se tregu është shumë i vogël për t’i absorbuar të gjithë ekonomistët e rijnë.
Drejtori i Instituit STRAS, Ibrahim Rexhepi ka thënë për Gazetën Fjala se me nivelin e tanishëm të zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe me mënyrën e funksionimit të bizneseve private është shumë e vështirë që të diplomuarit e këtij drejtimi të gjejnë punë.
“Po duket se ende po mbretëron përshtypja se Fakulteti Ekonomik te siguron vend punë më lehtë, apo të bënë biznesmen. Gabim ! …është shumë e vështirë të sigurohen vende pune për këtë armatë ekonomistësh”, ka thënë Rexhepi për Gazetën Fjala.
Sipas tij nepotizmi ka kapluar institucionet kosovare.
“..për të siguruar një vend pune më shumë duhet pasur përkrahje nga partitë, apo individët brenda institucioneve, lidhje miqësore, partiake e farefisnore, se sa dije”, ka shtuar drejtori i qendrës STARS.
Por ai është kritik edhe për vet të diplomuarit të cilët sipas tij pas përfundimit të studimeve duhet të kenë më shumë dije dhe më të përgatitur për tregun e punës.
“Absurdi tjetër qëndron në faktin se ekonomia ka nevojë për ekonomistë- mirëpo shumë më të përgatitur, më të aftësuar se ajo që sigurojnë universitetet publike, apo private në Kosovë. Pra, ata duhet të kenë dije, e jo vetëm një letër- diplome , e cila nuk është marrë përmes dijes dhe studimeve”, ka thënë më tej njohësi i çështjeve të ekonomisë, Ibrahim Rexhepi.
Njohësit e arsimit: Është i pashpjegueshëm ky interesim për ekonomikun
E njohësit e çështjeve arsimore në vend thonë se shkollat duket ti kenë më të përforcuara shërbimet këshillimorë në mënyrë që të rinjtë ta kenë më të qartë se në cilat drejtime ata kanë më shumë perspektivë për punë.
Në një prononcim për Gazetën Fjala, eksperti i arsimit, Dukagjin Popovci ka thënë se është e pashpjegueshme se si mbretëron interesim kaq i madh i nxënësve për studim në këto programe që ofrojnë mundësi të kufizuara të punësimit.
“ Unë kuptoj se një pjesë e kandidatëve mund të jenë entuziastë për të studiuar në ato programe dhe ata nuk do të shkonin askund tjetër, por mendoj se shumica dërrmuese janë aty sepse nuk e kanë menduar mirë se ku dhe si do të punësohen pas përfundimit të studimeve”, ka thënë Popovci për Gazetën Fjala.
“Prandaj, është e pashpjegueshme si mbretëron një interesim aq i madh për programe që ofrojnë mundësi më se të kufizuara punësimi”, ka shtuar ai.
Ndërkohë që sipas Agjencionit të Statistikave të Kosovës, numri i studentëve aktiv që janë duke i vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës, për drejtimin e Ekonomisë përfshirë edhe studimet postdiplomike është 9 mijë e 329 studentë. 5 mijë e 29 student janë duke i vijuar studimet bachelor. Nga ta për një vit akademik parashihet se diplomojnë rreth 1 mijë e 312 studentë.
Në këtë drejtim edhe sipas ASK-së shihet numri më I madh I studentëve krahasuar me drejtimet e tjera ku sipas përkatësisë gjinore 55 për qint janë student femra.
Ndërkohë që në Universitetin e Gjilanit janë edhe 1 mijë e 269 student të cilët studiojnë fakultetin ekonomik.
Në atë të Mitrovicës sipas të dhënave nga ASK janë 347 studentë që studiojnë në Fakultetin Ekonmik.
Në Universitetin e Prizrenit për vitin akademik 2014/15 janë 1 mijë e 602 student të regjistruar në Fakultetin Ekonimik.
E në Kosovë janë aktivë për t’u punësuar 25 deri në 30 mijë persona, të gjithë të gjeneratës 18 vjeç e më lart, derisa po ky treg mund të absorbojë nga 4 deri në 6 mijë punëtorë në vit.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...