“iPhone Photography Awards” ka shpallur fituesit e vitit

14:26 | 26 Korrik 2016
Arbresh.info

Çdo vit, fotografë amatorë dhe fotografë profesionistë bëhen bashkë në konkurencë për fotografitë më të mira të bëra nga telefonat iPhone.

Sipas përfaqësuesve të konkursit “iPhone Photography Awards”, qëllimi I kësaj gare është të dëshmohet se gjëja kryesore për një fotografi dhe fotografë, nuk është fotoaparati I shtrenjtë apo atributet e saja teknike, por janë idetë, talenti dhe aftësia për t’i parë disa moment në jetën tonë ndryshe nga të shikuarit e thjeshtë, transmeton KosovaPress. Dhe natyrisht për të gjitha këto duhet pak fat, të qëllosh në vendin e duhur në kohën e duhur, thonë nga organizatorët e konkursit.

Më poshtë po ju rendisim fituesit e vitit 2016 për fotografitë tematike më të mira të bëra nga iPhon-ët, në organizimin e bërë për të nëntin vjet me radhë. iPhone Photography Aëards këtë vit ndau çmime në disa kategori, si në – arkitekturë, njerëz, udhëtime, natyra dhe portrete.

Dhe fituesit janë:

Çmimi kryesorë: Grand Prize Winner. Fitues është Siyuan Niu nga Xinjiang, Kinë.

33_4540

Tema: Arkitekturë. Fitues është Jian Wang nga Beijing, Kinë.

444

Tema: Njeriu. Fitues është Xia Zhenkai nga Japonia.

5_6200

Tema: Natyra. Fitues është Junfeng Wang nga Shanghai, Kinë.

6_3060

Tema: Lulet. Fitues është Lone Bjorn nga Cyrihu, Zvicër.

7_6066

Tema: Drunjtë. Fitues është Victor Kintanar nga Cebu City, Filipine.

Tema: Abstrakt. Fitues është Jinsong Hu nga Kunming, Kinë.

9_1547

Tema: Pesiazh. Fitues është Nazaret Sanchez Rodriquez nga Tarragona, Spanjë.

10_2339

Tema: Kafshët. Fitues është Erica Wu nga San Francisco Ca, Amerikë.

11_6729

Tema: Muzgu. Fitues është Nick Ryan nga Sydney, Australia.

12_5478

Tema: Ushqimi. Fitues është Andrew Montgomery nga Hampton Wick, Britani e Madhe.

13_1159

Tema: Udhëtime. Fitues është Fugen Xiao nga Guangdong, Kinë.

22_5502

Fotografi i vitit është Patryk Kuleta nga Varshava, Poloni.

fotografi-i-vitit

Tema: Portret. Fitues është Elaine Taylor nga Britania e Madhe.

portret

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme