Pablo Eskobar, bosi famëkeq i drogës, u vra nga policia kolumbiane në vitin 1993 dhe kafshët e shumta që kishte në kopshtin privat zoologjik u shpërndanë nga autoritetet, përveç 4 hipopotamëve që çanë gardhet dhe jetuan në natyrë.
Pa pasur rrotull luanët, krokodilët, hienat dhe grabitqarët e tjerë që do t’u hanin këlyshët në Afrikë, 4 hipopotamët janë ushqyer bollshëm në këto 23 vitet e fundit dhe janë çiftëzuar si kafshë që janë, pa ditur që duke bërë këtë kanë vënë në alarm biologët dhe banorët.
Sot, 4 hipopotamët janë shumuar në më shumë se 40 individë në total, duke u bërë teknikisht specia më “invazive” në planet. Fshatarët ndihen të kërcënuar të peshkojnë në ato zona, pasi, edhe pse vegjetarianë, këta gjigantë janë shumë të rrezikshëm dhe në Afrikë vrasin rreth 3000 njerëz në vit.
Përpjekjet e biologëve për t’i tredhur meshkujt, që të mos shfarosin speciet vendase të gjallesave, janë frenuar nga shoqatat e kafshëve dhe nga populli që i viziton vazhdimisht. Sidomos pas imazhit negativ që përhapi fotoja e hipopotamit të vrarë nga ushtria kolumbiane në vitin 2009. (Foto 5).
Pablo Eskobar, bosi i Kartelit të drogës “Medellin”, njihet si një nga më të rrezikshmit në histori. Ai arriti të grumbullojë një pasuri prej 25 miliardë dollarësh dhe kishte kontroll shumë të zgjeruar, deri në 80% të gjithë kokainës në Amerikë. Prona e tij “Hacienda Napoles” shërben si muze dhe si park argëtimi.TCh
Xheneta-Gjestit: ‘O Naim Frashër’ mos më thuaj poezi e vjers...
Sylvinho publikon listën/ Ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainën, k...
Vrasja e 37-vjeçarit në Gjilan, policia kontrollon disa lagj...
KFOR-i parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në Zu...
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për fajde
Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ...