Do të mbahet edicioni i shtatë i festivalit të filmit të animuar Anibar në Pejë, prej datave 15 deri më 21 gusht, ku do të trajtohet fenomeni i ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike duke projektuar animacione që interpretojnë ndërveprimin njerëzor me këtë fenomen global.
Sipas një komunikate nga Anibar, filmat e përzgjedhur do të garojnë në kategoritë: ndërkombëtare, studentë, ballkanik, ambient, videoklipet e animuara muzikore, panoramat botërore dhe kids & teen.
Përveç çmimeve që ndahen për këto kategori, këtë vit do të ndahet edhe çmimi për kauzën më të mirë të trajtuar nga një film dhe çmimi i audiencës. Në total do shfaqen 270 filma të shkurtë dhe 3 filma të gjatë të ndarë në 42 programe. Ata do të projektohen në katër kinema, dy të mbyllura dhe dy në ambient të hapur.
Animacionet do të vlerësohen nga një juri e përbërë nga animatorë, producentë, e drejtorë të festivaleve kryesore të animacionit në Europë.
Me formatin një bend muzikor dhe një DJ, parku Karagaq do të mbushet çdo natë me tinguj të muzikës së përzgjedhur e që do të jehojnë deri te gryka e Rugovës.
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...