Yahoo blihet nga Verizon për 5 miliardë dollarë

14:54 | 25 Korrik 2016
Arbresh Info

Sipas raporteve të fundit, Verizon ka vendosur të blej gjigantin Yahoo për një marrëveshje që vlen 5 miliardë dollarë. Marrëveshja është finalizuar, megjithëse njoftimi zyrtar nuk është bërë ende.

Bazuar në raportet, kompanitë e tjera që kanë qenë të interesuara për blerje janë informuar për marrëveshjen e arritur pas negociatave që filluan që një kohë të gjatë, shkruan portali arbresh.info. Kushtet e marrëveshjes gjithashtu nuk janë zbuluar ende.

Po ashtu, në raportohet se drejtoresha aktuale e Yahoos, Marissa Mayer do të zëvendësohet me drejtorin e AOL-s, Tim Armstrong, pasi marrëveshja të prezantohet./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme