Pokemon Go arrin mbi 50 milionë shkarkime në Android

11:30 | 25 Korrik 2016
Arbresh Info

Vetëm pak javë pasi arriti 10 milionë shkarkime, loja virale Pokemon Go tani ka kaluar mbi 50 milionë shkarkime në platformën Android.

Derisa numri i shkarkimeve të lojës në iOS mbetet ende i panjohur, ‘Analysts’ thotë se loja mund të gjenerojë deri në 3 miliardë dollarë përfitime për kompaninë Apple gjatë viteve të ardhshme, shkruan portali arbresh.info. Me mbi 21 milionë përdorues ditor aktiv, kjo lojë tashmë është bërë më e madhja në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Publikimi i aplikacionit në tregun evropian është aktualisht mjaft aktiv dhe Franca është bërë tregu i fundit madhështor në Evropë ku loja tani është në dispozicion./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme