Më 29 korrik përfundon përditësimi falas në Windows 10

09:11 | 25 Korrik 2016
Arbresh Info

Nëse lajmërimet nga Microsoft për përditësim nuk ishin të mjaftueshme për t’iu bindur të instaloni sistemin operativ Windows 10, atëherë të gjithë atyre iu ka ardhur fundi.

Windows 10 nuk do të jetë më falas për përditësim pas 29 korrikut, një vit pasi sistemi operativ u publikua dhe vetëm disa ditë para lëshimit të përditësimeve vjetore, shkruan portali arbresh.info. Pjesë e funksioneve që pritet se do të lëshohen në përditësimin vjetor gjatë ‘Build 2016’ janë komandat e reja në Cortana si dhe versioni i bashkuar i dyqaneve në Windows dhe Xbox One.

Pas datës 29 korrik, licenca për Windows 10 Home do të jetë 119 dollarë, por nëse nuk dëshironi të paguani një shumë të tillë atëherë kaloni tani në sistemin e ri operativ./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme