Ora e fundit e kompanisë LG e zbuluar tek Kongresi Botëror Mobil në Barcelonë, LG Watch Urbane, është tani në dispozicion për para-porosi në dyqanin Google Store.
Ora kushton 349 dollarë, çmim ky i cili është i njëjtë me versionin më të lirë të Apple Watch.
LG Watch Urbane ka ekran P-OLED 1.3 inç të mbrojtur nga Gorilla Glass 3, procesor 1.2GHz Snapdragon 400, 512MB RAM, 4GB hapësirë për akumulimin e të dhënave dhe bateri 410 mAh. Po ashtu, ora nga LG është e qëndrueshme ndaj ujit dhe vjen në dy ngjyra: të argjend dhe ari.
Në faqen e këtij produkti është thënë se LG Watch Urbane do të fillojë të shitet më 8 Maj./arbresh.info
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja