Punëtorët e administratës së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka kohë që kërkojnë bashkimin e pagës bazë me një pagë shtesë që e marrin tash e disa vjet në mënyrë që pagën bazë ta kenë më të lartë dhe t’u paguhet stazhi.
Punonjësit e administratës madje kishin deklaruar se do të presin vetëm derisa të zgjedhet rektori i ri i UP-së për të filluar grevat dhe bojkotimin e punës, duke kërkuar një gjë të tillë.
Mirëpo, as rektori i ri duket se nuk ka zgjidhje për ta.
Rektori i UP-së, Marjan Dema, në një intervistë për KosovaPress ka thënë se universiteti që ai e drejton është i gatshëm ta bëjë një gjë të tillë, mirëpo, ka shtuar se kjo nuk është çështje e Rektoratit.
“Unë deri tash jam takuar disa herë edhe iu kam bërë të qartë se këtë çështje e kam iniciuar në të gjitha takimet që e kam pas, fillimisht me MASHT-in, pastaj me Ministrin për Financa, Ministrin e Administratës Publike. Kjo është një punë që nuk mund ta kryej, ne jemi të gatshëm që të gjitha implikimet buxhetore që dalin që punëtorët e administratës, siç thoni ju e kanë pagën por e kanë shtesën, të dyja të mblidhen dhe të paguhet stazhi, mirëpo, nuk është diçka që varet prej nesh. Në qoftë se ata nuk më kanë kuptuar ende ose donë të bëjnë presione, presionet nuk duhet të drejtohen te universiteti se universiteti është i gatshëm të kryej pjesën e vet, mirëpo, fjala e fundit ka qenë prej Administratës Publike sepse ata janë duke i bërë disa ndryshime dhe më kanë premtuar se do ta bëjnë, më kanë premtuar të gjithë këta ministra që folëm për para se do ta bëjnë, mirëpo, fatkeqësisht deri në këto momente që po flasim nuk ka lëvizje”, ka deklaruar rektori.
Megjithatë, rektori pranon se punëtorët e administratës kanë të drejtë në kërkesën e tyre, madje, ai thotë se nëse vendosin institucionet përgjegjëse, UP është e gatshme ta mbulojë atë buxhet.
“Kanë të drejtë, mirëpo, ata konsiderohen edhe si shërbyes civil, janë pengesat tjera me “Pejrollin” të cilat unë nuk di me i shpjeguar por sa na përket neve në qoftë se unë i kam bashkuar, i marrë, pse mos ta merr edhe ai, ne jemi të gatshëm që atë buxhet ta mbulojmë”, ka deklaruar rektori.
Rektori Dema ka thënë se i vjen keq që ata punëtorë të UP-së janë dëmtuar, mirëpo, ka shtruar se kompetencat e tij janë kaq dhe nuk mund të bëjë më shumë.
Punonjësit e administratës së UP-së nuk ishin përfshirë para disa viteve në një rritje të pagës, krahas stafit akademik, derisa më vonë iu është shtuar një shtesë e pagës krahas pagës bazë që e marrin.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...