Zbulohet data e lansimit të iPhone 7

16:36 | 23 Korrik 2016
Arbresh Info

Derisa ne jemi duke pritur prezantimin në shtator të Apple iPhone 7, publikuesi i zakonshëm Evan Blass tani ka zbuluar edhe disa detaje të rëndësishme.

Bazuar në një postim që Blass ka bërë së fundmi në rrjetin social Twitter, gjenerata e re e iPhone-it do të lansohet më 12 shtator, transmeton portali arbresh.info.

Sipas raporteve të mëparshme, kompania Apple do të lansojë tri modele këtë vit për iPhone, iPhone normal, varianti i madh Plus, dhe iPhone Pro. Megjithatë, bazuar në publikuesin e lartpërmendur, iPhone vjen vetëm në dy modele./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme