Pokemon GO thyen rekord në App Store

16:25 | 23 Korrik 2016
Arbresh Info

Edhe pse ishte në dispozicion vetëm në SHBA, Australi, dhe Zelandë të Re pas lansimit, loja Pokemon Go ka thyer rekord duke u bërë aplikacioni më i shkarkuar brenda javës së parë qysh pasi ka qenë në dispozicion në App Store.

Kompania prapa kësaj loje virale, Niantic vazhdon publikojë lojën edhe për tregje të ndryshme, megjithëse i është shmangur debutimit global për shkak të problemeve të mëdha që pasur me servera.

Sidoqoftë, Pokoemon Go së fundmi është lansuar edhe në Japoni, tregu që cilësohet kryesor nga Niantic./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme