Puse të hapura në oborrin e UP-së, rrezikohen qytetarët (Foto)

09:44 | 23 Korrik 2016
Arbresh.info

Tri puse të hapura, me thellësi prej më shumë se pesë metra, janë mbrapa Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Qytetarët druajnë se nga kjo papërgjegjësi institucionale mund të përsëritet tragjedia e “Kolovicës”, ku humbën jetën dy fëmijë

Në oborrin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, përkatësisht mbrapa objektit të Rektoratit gjenden tri puse të hapura, thellësia e të cilave arrin në mbi pesë metra.

Qytetarët frikohen se nga këto puse është në rrezik jeta e fëmijëve, por edhe e të rriturve dhe mund të përsëritet tragjedia e Kolovicës, në të cilin javë më parë humbën jetën dy fëmijë.

Për këtë arsye ata thonë se kanë dërguar një ankesë në Rektorat dhe një në Komunën e Prishtinës, por që ende nuk kanë marrë përgjigje nga këto dy institucione.

“Më ka rastisur që t’i vërej se disa puse që gjenden prapa ndërtesës së Rektoratit, përkatësisht prapa ndërtesës së Radio Kosovës, të cilat janë pa asnjë mbulojë dhe paraqesin rrezik për kalimtarët, sidomos për fëmijët që luajnë shpesh në atë pjesë të qytetit”, kështu i është drejtuar një qytetar i Prishtinës në letrën e tij Komunës së Prishtinës dhe Rektoratit./Zëri

auto_Capture_copy1469254707

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme