Një 61-vjeçar britanik ka vendosur të varrosë veten të gjallë dhe për më tepër, ta transmetojë atë për 3 ditë me radhë në Facebook.
John Edwards, nga West Yorkshire, thotë se gjithçka e bën për të ndërgjegjësuar rininë dhe adoleshentët kundër përdorimit të drogës dhe alkoolit.
61-vjeçari ka kaluar një rini të trazuar dhe deri vonë ka qenë i varur nga drogërat e forta dhe alkooli.
“Pashë miqtë e mi të vdisnin një nga një nga droga dhe alkooli dhe vendosa të them mjaft! Dua të ndërgjegjësoj të gjithë të rinjtë dhe të tjerët që t’u qëndrojnë larg”, thotë ai.
John aktualisht është i aktivizuar në një shoqatë kundër varësisë ndaj drogës dhe si pjesë e fushatës së tij ndërgjegjësuese varrimin dhe 3 ditët që do të qëndrojë në arkivol do t’i transmetojë ‘live streaming’ në Facebook.
“Thelbi i transmetimit të drejtpërdrejtë është që njerëzit të dëgjojnë përvojat e mia dhe ndoshta mund të ndihmojë dikë nga varri”, shton ai.
Goditet grupi i trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali, “m...
SBASHK-u paralajmëron Qeverinë dhe MASHTI-n: Së shpejti do t...
Balluku: Diskutimet për ndërtimin e bazës së NATO-s në Porto...
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 24 zyrtarëve policor...
LDK-ja sot në Viti, Abdixhiku fton qytetarët që të bëhen pje...
Vullneti: Është duke u ngushtu rrethi, na duhen banorë që na...