Kështu duhet të jemi që t’u mbijetojmë aksidenteve

07:14 | 23 Korrik 2016
Arbresh.info

Shpejtësia është faktori kryesor i aksidenteve rrugore, më pas renditet edhe alkooli dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

Por veç këtyre, “faj” ka edhe struktura e trupit tonë. Në këtë formë “si jemi gatuar” e kemi të vështirë t’u mbijetojmë aksidenteve të rënda rrugore.

Cila do të ishte struktura që do duhej të kishim për t’u mbijetuar këtyre aksidenteve? Studiues australianë kanë ndërtuar identikitin. Duhet të kemi një kokë të madhe, të ngjitur me shpatullat dhe pa qafë, pa mjekërr, hundë dhe veshë të vegjël dhe gjoks të stërmadh që shërben si ‘airbag’.

Kjo sa i takon mbijetesës në makinë, ndërsa si këmbësor duhet të kemi nga dy gjunjë në secilën këmbë në mënyrë që ato të përkulen në çdo drejtim.

1469205543_aks 1469205561_aks1 1469205586_aks2

1469205601_aks3

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme