Aftësia e planifikimit, e të menduarit dhe vendimmarrjes janë aftësi bazike të jetës, të cilat të gjitha shkollat duan t’iu mësojnë nxënësve. Për t’i ndihmuar fëmijët të zhvillojnë këto aftësi bazike të jetës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në kuadër të fondacionit të saj lansoi Shkollën e Shahut Woodrow Wilson.
Shahu ndihmon në zhvillimin e trurit, sidomos në vitet e para të edukimit të fëmijëve, përmes të cilit fëmijëve u zhvillohet të menduarit kritik, vetëbesimi, vendosmëria dhe durimi.
Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosove tha se Oda Amerikane po lanson Shkollën e Shahut Woodrow Wilson me qëllimin që fëmijëve të moshës 6-14 t’u ofrojë një mundësi për aktivitet të lirë, në të cilin pjesëmarrja është pa pagesë, duke i’u mundësuar njëkohësisht zhvillimin e aftësisë së të menduarit kritik dhe vendimmarrjes strategjike, te cilat do t’u shërbejnë në udhëheqjen e bizneseve në të ardhmen.
Mjeshtri i Shahut Albert Zenuni u shpreh entuziast për lansimin e shkollës së shahut, duke falenderuar Odën Amerikane për iniciativen, si dhe duke shprehur besimin e tij qe kjo iniciativë do të përhapet anembanë vendit e sidomos nëpër shkollat fillore.
Oda Amerikane priti sot fëmijët të cilët filluan udhëtimin e tyre të ri në Shkollën e Shahut Woodrow Wilson, të cilën pritën me shumë entuziasëm.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...