Pjesëmarrësit e “Prishtina Plus Festival” janë duke kërkuar kthimin e parave për shkak të mos mbajtjes së koncertit mbrëmë ku parashihej të performonte edhe artisti i njohur gjerman Bushido.
Sipas pjesëmarrësve, organizatorët ia kishin ndërprerë performancën labelit P.I.N.T, për shkak të ndaljes së rrymës dhe pas një orë e gjysmë kishin dalë në skenë duke iu thënë atyre që të kenë durim edhe 15 minuta. Gjatë kësaj kohe, në pamundësi të rregullimit të gjeneratorit ishte anuluar edhe performanca e Bushido.
Adhuruesit e këngëtarit janë të zhgënjyer me këtë që ndodhi dhe kërkojnë kthimin e parave me të cilat i kanë blerë biletat për ta parë atë.
I zhgënjyer është edhe Bushido, i cili në rrjetin social Facebook ka shkruar se: “Të dashur miq, mbrëmë na thanë se gjeneratori është prishur dhe ata u munduan për dy orë që ta rregullojnë dhe të fillojë koncerti. Ne qëndruam një orë në prapaskenë në errësirë sepse shpresuam se rryma do të rregullohej. Fatkeqësisht nuk u rregullua dhe u desh të rikthehemi në hotel. E kuptojmë zhgënjimin tuaj, gjithashtu edhe ne jemi të shkatërruar, do të ishte një festë e jashtëzakonshme”.
Kurti: Terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të Rep...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Lajcak: Përgjegjësit duhet të mba...
Hamza shkon te rezervuarët e KRU “Mitrovica” për ta parë gje...
Haradinaj dënon sulmin në Ibër Lepenc: Në mbrojtje të Kosov...
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...