Google ADS

Pokemon GO tani edhe në Japoni

10:46 | 22 Korrik 2016
Arbresh.info

Pokemon GO më në fund ka arritur në Japoni duke kapur kështu tregun më të rëndësishëm.

Loja e bazuar në realitetin e argumentuar pritet që jetë një hit i madh edhe në Japoni, ku edhe karakteret origjinale ishin shpikur së pari, shkruan portali arbresh.info. Megjithatë, fansat e lojës është dashur të presin zhvilluesit e Niantic që i janë shmangur publikimit ndërkombëtar duke e mbajtur atë larg nga shumë vende për të minimizuar problemet me servera.

Këto probleme janë vazhdimisht duke ndodhur dhe pritet të zgjerohen edhe më shumë me lansimin në Japoni.

Lojtarët japonezë tani mund të shkarkojnë lojën përmes dyqaneve zyrtare në telefonat e tyre të mençur. Fillimisht, ata njoftuan në rrjetin social se loja ishte në dispozicion për shkarkim, por më pas edhe Niantic zyrtarisht njoftoi për lansimin./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme