Uebfaqja origjinale për torrent KickassTorrent u rrëzua të mërkurën pasi qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës arrestoi themeluesin e tij, Artem Vaulin, duke e konfiskuar edhe domain-in e faqes së tij.
Megjithatë, alternativa e re për KickassTorrent është shfaqur menjëherë online duke funksionuar ngjashëm me uebfaqen më të famshme në botë për torrent, shkruan portali arbresh.info. ‘Kickasstorrents.website’ është uebfaqja me dizajn identik që është në dispozicion në vend të ‘Kat.ph’.
E gjithë kjo është bërë e munduar nga një anëtar në IsoHunt, i cili ishte gjithashtu përgjegjës për rikthimin e The Pirate Bay.
Në rrëzimin e uebfaqes KickassTorrent kanë kontribuar rrjeti social Facebook dhe kompania Apple./arbresh.info
Zyrtari i një banke në Prishtinë raporton se klienti deponoi...
Zhduket një e mitur në Suharekë
Mbi 2 mijë e 432 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Gjuhës së Shenjave
Si është të jesh shqiptar në Serbi?
Osmani ndan fotografi krahë presidentit amerikan: Aleancë që...